Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 4 vjetorin e formimit të Ushtrisë së Kosovës, në kohën kur ai kishte qenë kryeministër i vendit.
Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Haradinaj i ka uruar Ushtrisë 4 vjetorin e themelimit duke thënë se është ndjerë krenar që ka mundur të bëjë një gjë të tillë për Kosovën.
“Kosovë, urime katër vjetori i Ushtrisë! Krenar që pata mundësinë ta vendos një gur në themelin e Ushtrisë së Kosovës! Në katër vjetorin e themelimit të saj, po e rikthej në vëmendjen tuaj një fjalë timen, nga zemra”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.