Ky është pjesëtari i sigurimit që dyshohet se hyri në dhomën e vajzave në konvikt

Disa studente të cilat banojnë në konviktin numër 5 në Prishtinë, kanë shprehur shqetësim nga prania e një pjesëtari të sigurimit në korridorin e këtij konvikti në orët e vona të natës.

Roja që hyrë në konviktin e vajzave është Hysni Gashi.

Gashi tashmë është suspenduar nga Drejtoria e Qendrës së Studentëve.


“Komisioni disiplinor për punëtorin në fjalë ka marrë masën e pezullimit, derisa komisioni t’i shqyrtojë të gjitha faktet, ankesat, deklaratat e studentëve që kanë shprehur indinjatë ndaj këtij rasti dhe ndaj personit në fjalë”, ka thënë dej Fatmir Sfishta, drejtor i Qendrës së Studentëve.

Komisioni disiplinor ka afat ligjor një muaj që të marr një vendim për masën disiplinore ndaj personit në fjalë. /Demokracia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *