Një i burgosur është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.
Gazeta Insajderi mëson nga burime të sigurta se personi i cili u gjet pa shenja jete është Burim Hetemi, 40 vjeçar nga Ferizaj.
SHKK njoftoi sot se i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor dhe emergjencës.
Njoftimi i plotë:
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton se sot rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E. është gjetur pa shenja jeta në dhomën e tij.
Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjencës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë.