Escobari pas takimit me Kurtin: E bëra të qartë se presim implementimin e Asociacionit

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur pas takimit që ka pasur sonte me kryeministrin Albin Kurti.

Para mediave, Escobari tha se në takim me Kurtin e ka bërë të qartë se pritjet e tij janë që të nis puna për implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, transmeton Zeri.info.

Ai shtoi se kanë disktuaruar edhe për vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja si dhe mbështetjen e SHBA-së për planin franko-gjerman.

“Diskutuam për nevojën që çdonjëri të jetë i qetë, për nevojën që të vazhdohet dialogu, për nevojën që të fokusohemi te dialogu i lehtësuar nga BE”, ka deklaruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *