Kurti pret në takim sot Lajçakun dhe Escobarin

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sot do t’i shkojë sërish në zyrë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Me të, do të shkojë edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, takimi i Kurtit me Escobarin dhe Lajçakun është caktuar të zhvillohet në orën 17:30.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Escobar ishte edhe dje në zyrën e Kurtit.

Pas takimit, Escobar tha se kjo ishte një vizitë rutinë në Kosovë.

I pyetur për situatën në veri të Kosovës, Escobar ka thënë së për këtë nuk mund të komentojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *