Tashmë banoret e shtëpisë së BBVK -së janë familjarizuar me njëri-tjetrin dhe po zhvillojnë biseda nga më të ndryshme mes vete.
Së fundmi, ka qenë Stresi që ka gjetur qime tk shtrati i tij dhe i revoltuar pyeste kush mund t’i ketë krehur flokët.
Njësoj tha edhe Ana, e cila dyshonte se Shota ka krehur flokët.
Megjithatë, Shota tha se nuk e ka bërë një gjë të tillë, dhe nga ky moment banorët dyshuan për sehire.
Disa prej tyre thanë se nuk besojnë në gjëra të tilla dhe uruan të mos jetë e vërtetë.