Sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Prishtinë pasi një 25-vjeçare u gjet pa shenja jete në banesën e saj.
Vajza e cila është gjetur e vdekur është Eni Grezda, raporton Sinjali.
Rasti është konfrimuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka bërë të ditur se Policia ka nisur hetim mbi vdekjen dhe sipas informacioneve të para dyshohet për vetëvrasje.
Përndryshe, nëna e 25-vjeçares ka qenë ajo e cila ka bërë thirrje për ndihmë fillimisht te ekipi mjekësor i Emergjencës.