Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke komentuar situatën aktuale në veri të Mitrovicës, ka thënë se janë shqetësuese tensionet atje dhe sipas tij kjo do të prodhoj efekte dhe pasoja.
Limaj mendon se shteti i Kosovës ka rënë në grackën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që sipas tij, po përmbushet edhe një skenar i tij duke i bllokuar rrugët.
“Është situatë shqetësuese. Agjenda e Vuçiqit dalngadalë po vjen duke u realizuar. Loja e tij, që fatëkqesisht ka ra shteti ynë, tanimë është në përmbushje të atij skenari. Jo vetëm sot, por për gati një vit, kemi ardh në një situatë ku janë mbyllur pikat kufitare e ku janë bllokuar rrugët. Prezenca shtetërore lokale atje nuk është askund. Kemi një sitiuatë të jashtëzakonshme të padeklaruar. Për mua janë shqetësuese efektët të cilat do të vijnë dhe pasojat që do të vijnë nga kjo gjendje”, tha Limaj në Kanal 10.