Borell : Do të informoj liderët europian për situatën në Kosovë

Në përfundim të takimit të ministrave të punëve të jashtme të Bashkimit Europian, shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrel ka përcjellur mesazhin që i ka përçuar ministrave për situatën në Kosovë. Ai ka folur për një spirale përshkallëzimi shumë shqetësuese në Veri të Kosovës, me rrjedhoja që dëmtojnë qytetarët e Kosovë, Serbisë dhe rajonin e Ballkanit.

Që në gusht, ne po shohim një rreth vicioz provokimesh, përplasjesh dhe reagimesh që kanë çuar në përshkallëzimin e situatës në ditët e fundit, duke provokuar incidente sigurie, përfshirë një sulm kundër misionit tonë, EULEKS-it dhe policisë së Kosovës. Barrikada që bllokojnë rrugët, njerëz të armatosur që qarkullojnë në rrugë. Kjo nuk është diçka që ne jemi gati të pranojmë. Kjo nuk është e pranueshme dhe nuk e pranojmë këtë gjë që vjen nga partnerë dhe njerëz që aspirojnë një të ardhme europiane. Kjo situatë duhet të marrë fund” është shprehur Borrell. Ai ka theksuar, se ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian bëjnë thirrje për rikthimin e qetësisë.

Ndërkohë, mesazhi i dytë i përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së është lidhur me propozimin pêr normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Si ndërmjetësues i dialogut, insistoj në zbatimin e masave të OKB-së. Ne i kemi dorëzuar propozimin e ripërtërirë javën e  shkuar Kosovës dhe Serbisë. Ne tani duhet të avancojmë për normalizimin si çështje urgjente. Jam shumë i kënaqur që kam mbështetjen e shumicës së ministrave të jashtëm për këtë iniciativë, që është zbatimi i OKB, por po bëhet një propozim i BE-së në nivelin e të 27-ve. Po bëhet një propozim i të 27-ve” ka deklaruar Borrell.

Me situatën e rrezikshme në Kosovë, Borrel i ka kërkuar përfaqësuesit special të BE-së  për dialogun, Miroslav Lajçak, që të udhëtojë në rajon pasnesër.

Nesër do të ketë një analizë në komitetin e sigurisë së BE-së dhe pasnesër do të jetë udhëtimi i Lajçak, ndërkohë që unë do të informoj liderët europianë përsituatën në Kosovê në samitin europian”, ka shpjeguar Borrel duke iu referuar samitit të 15 dhjetorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *