Policia jep detaje për vdekjen tragjike të 25-vjeçares në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Prishtinë, ku një 25-vjeçare është gjetur pa shenja jete.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka bërë të ditur se Policia ka nisur hetim mbi vdekjen dhe sipas informacioneve të para dyshohet për vetëvrasje.

“Rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 25 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit” tha Borovci për Sinjalin.

Ndryshe, Sinjali mëson se ka qenë nëna e 25-vjeçares ajo e cila ka bërë thirrje për ndihmë fillimisht te ekipi mjekësor i Emergjencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *