Mot më i butë po parashihet për ditën e fundjavës, me temperatura ndjeshëm mbi vlera mesatare. Gjatë ditës së diel pasdite mund të ketë edhe rrebeshe shiu, aty këtu me bubullimë. Priten edhe të reshura shiu, që ka gjasa të jenë më të vazhdueshme mbrëmjen e së dielës.
Ditën e hënë ndryshim i situatës. Temperaturat pësojnë një rënie të ndjeshme, derisa reshjet e shiut deri në mbrëmje shndërrohen edhe në borë. Reshjet e borës mund të formojnë shtresë dëbore edhe përgjatë pjesëve të ulëta nga rrafshi i Kosovës. Ditën e martë me kthjellime, e të mërkurën reshje bore në mëngjes duke u përzier edhe me reshje shiu deri në mesditë.
Cilësia e ajrit mund të ketë përmirësim në fundjavë, ku kalon në indeks me vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm në periudha qetësie vlerat e çastit rriten në të dobëta.
11.12 – Kryesisht me vranësira. Pasdite priten edhe rrebeshe shiu, aty këtu të shoqëruara me ndonjë bubullimë.
12.12 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje shiu, që me rënie të temperaturës deri në mbrëmje shndërrohen edhe në reshje bore.
13.12 – Ngrica në mëngjes. Ditën më shumë diell.
14.12 – Reshje bore priten herët në mëngjes duke u përzier me shi. Ditën kryesisht me vranësira.