Sipas gazetarit të njohur konfirmimi i këtij çifti shqiptar mund të rrëzojë nga froni Borën dhe Donaldin

Prej javësh po përflitet për një lidhje dashurie mes Megi Pojanit dhe Endri Çekiçit por nga vet dyshja nuk ka pasur asnjë konfirmin apo reagim.

Dyshimet u shtuan pasi së fundmi ata u shfaqen nga i njëjti vend në pushime.

Vendet ishin të njëjta ku ata postonin fotografi .

Një konfirmim nga ana e tyre sipas Olti Currit do të rrëzonte nga froni Borën dhe Donaldin, si çifti më i përfolur.

Sipas tij ky do të jetë çifti që do të flasin të gjithë portalet dhe që do të bëjnë të harrohet historia e Borës dhe Donaldit.

Blogeri postoi në Instastory disa video ku shprehej për Megin dhe Endrin se janë një çift bombastik, por e vetmja lëvizje që duhet të bëjnë sipas tij është ta bëjnë lidhjen publike.

Olti Curri: Megi dhe Endri janë çifti më i ri bombastik i showbizit shqiptar sepse Megi super personazh, Endri luan me një skuadër të rëndësishme. Ky është çifti që rrëzojnë nga froni Donaldin dhe Borën me një lëvizje, kështu që nëse vendosin lidhjen e tyre ta bëjnë publike vëmendja e të gjithë mediave e portaleve do jetë vetëm tek ta dhe gjithë dimrit do flitet vetëm për ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *