Maroku shuan ëndrrën e Ronaldos

Kombëtarja e Marokut ka arritur ta eliminojë Portugalinë, për të vazhduar në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Për Cristiano Ronaldon me shumë mundësi do të jetë edicionin i fundit në Kupën e Botës duke pasur parasysh moshën e tij, por ai nuk arriti ta realizonte ëndrrën.

Trofeu i Kupës së Botës ishte i vetmi që mungonte në sirtaret e Ronaldos dhe ai shpresonte që atë ta arrinte në Katar, por ëndrrën ia shoi Maroku.

Maroku fitoi me rezultat 1:0, të shënuar në minutën e 42-të të ndeshjes. Ata janë bërë skuadra e parë afrikane që arrin në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *