Edhe pse është një nga personazhet publikë më të njohur në vend, Alketa Vejsiu ka ditur ta ruajë me fanatizëm jetën e saj private e sidomos familjen e saj.
Fotot e saj me bashkëshortin në internet numërohen me gishtat e njërës dorë, kurse fytyra e fëmijëve të Alketës mbetet e panjohur, shkruan gazeta Neutral.
Alketa Vejsiu dhe bashkëshorti i saj Ardiani, kanë plot 15-vite diferencë moshe me njëri-tjetrin. Alketa është 37 vjeçe, kurse Ardiani është 52 vjeç.
Ardiani është një emër i njohur në botën e biznesit. Madje ai cilësohet edhe si një nga miliarderët shqiptarë. Ai është presidenti i një firme ndërtimi dhe i shumë bizneseve të tjera në vend, i njohur gjithashtu per miqësine e hershme me Edi Ramen.
Prezantuesja e njohur dhe biznesmeni kanë lidhur kurorë në vitin 2006. “Ne jemi bashkë të lumtur, sepse kemi ditur të mos kufizojmë njëri-tjetrin në gjëra që cenojnë lirinë e zgjedhjeve! Bashkëshorti im ushtron një profesion tjetër jashtë kamerave, unë thjesht e respektoj!”.
Çifti ka dy fëmijë së bashku, vajzën Nicole dhe djalin Lionel.