Pak më parë u raportua për nisjen e vendosjes së barrikadave në Rudarë, komuna e Zveçanit, si dhe në Leposaviq. Ky veprim ka ardhur pas arrestimit të një ish-zyrtari policor serb, i cili po dyshohet se është përfshirë në një nga incidentet e fundit atje.
Sinjalizuesit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen dy makineri të rënda të vendosura në mes të rrugës ngjashëm si ato të korrikut të këtij viti.
Po ashtu në vendngjarje shihen edhe tri autoambulanca.
Ndërkohë, sinjalizuesit kanë dërguar në adresë të Sinjalit video nga Mitrovica e Veriut ku dëgjohen se përsëri janë lëshuar sirenat emergjente të njohura si ‘uzbuna’.
Sinjali