Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Insajderi.
Kjëtë informacion për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK’së, Kushtrim Xhemaili.
Xhamjli tha se qëndrimi i AAK-së është që zgjedhjet në Veri të shtyhen.
“Qendrimi i AAK per zgjedhjet ne veri eshte qe ato te shtyhen sepse kemi vleresuar se nuk eshte momenti i pershtatshem per mbajtjen e tyre”, tha ai
Ai tha se AAK nuk e sheh si të nevojshme pjesëmarrjen e kësaj partie në takim me Presidenten.
“Duke pasur parasysh kete qendrim, nuk e vleresojme te nevojshme pjesemarrjen e AAK ne takim me Presidenten!”, ka thënë ai për Insajderin.
Presidenca në një komunikatë ka bërë të ditur se takimi i Osmanit me partitë politike do të mbahet në orën 14:30