Neuer s’do të luajë më këtë sezon, pasi theu këmbën gjatë pushimeve

Manuel Neuer ka konfirmuar se do të mungojë për pjesën tjetër të sezonit pasi iu nënshtrua një operacioni për një thyerje të këmbës gjatë pushimeve.

36-vjeçari, i cili konsiderohet si një nga portierët më të mirë të gjeneratës së tij, ka startuar të tre ndeshjet e Gjermanisë në Kupën e Botës të këtij viti.

Skuadra e Hansi Flick u eliminua në mënyrë tronditëse nga gara pasi fitoi vetëm një ndeshje në Grupin E, transmeton Klankosova.tv.

Portieri i Bayer Munich ishte në një udhëtim për ski përpara se të pësonte një dëmtim shkatërrues.

Ai ka lëshuar një deklaratë, ku thotë: “Hej djema, çfarë të them, fundi i vitit mund të kishte shkuar patjetër më mirë… Ndërsa po përpiqesha të pastroja kokën gjatë skijimit, pësova një frakturë në këmbë. Operacioni i djeshëm shkoi mirë, faleminderit shumë mjekëve!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *