Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë aktakuzën e cila është ngritur dje për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit nga Ferizaj. E për të cilën i dyshuar është bashkëjetuesi i saj, Dardan Krivaça.
Dëshmitari i cili punon në një kompani të sigurimeve, ka deklaruar se në ditën kur e ka marrë dëtyrën ka pasur t’i kontrollojë kamerat në dy lokacione.
Në njërin nga vendet e ka takuar Dardan Krivaçën. Ky e ka hipur deri lartë të banesa punonjësin dhe i ka kërkuar që t’i kthej incizimet e disa ditëve më parë, konkretisht të 15,16,17,18,19 dhe 20 të muajit gusht 2021.
Sipas aktakuzës së siguruar nga Gazeta Insajderi, punonjësi më kërkesës të Krivqës ka hapur incizimet, dhe i ka kërkuar ato disa prej tyre.
Sipas tij, Dardani vetëm ka kërkuar t’i shoh incizimet, dhe jo t’i ndalojë pamjet.
Personi zyrtar i kompanisë së sigurimeve ka treguar se në ditën kur ka qenë tek banesa e Krivqaës e ka takuar edhe një djale tjetër që sipas tij ka qenë zeshkan, dhe gjatë gjithë kohës ka komunikuar me dike në telefon.
Në incizime ai shton se ka parë edhe një vajzë, ndërsa nuk deklaron të ketë dëgjuar ndonjë zhurmë gjatë kohës sa ka qëndruar në banesën e Krivaqës.
Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka ngritur aktakuzë ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut për vrasjen mizore të 18 vjeçares Marigona Osmani, gushtin e vitit të kaluar.
Aktakuza përmban dëshmi me video të torturës mizore që dy të akuzuarit kishin bërë ndaj saj. Sipas prokurorisë Marigona është dhunuar seksualisht, pastaj është rrahur mizorisht nga dy të dyshuarit, ndërsa dëshmitë e këtij krimi janë faktuar edhe nga pamjet e kamerave që Dardan Krivaqa kishte vendosur për ta monitoruar të renë me të cilën kishte filluar të bashkjetonte.