KQZ-ja rikonfirmon: Nuk ka rekomandim për shtyrjen e zgjedhjeve në veri

Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e së shtunës konfirmoi se nuk rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve në veri.

Anëtarët e këtij institucioni thanë se i janë drejtuar me një shkresë Presidentes Vjosa Osmani, duke konfirmuar se janë të gatshëm të kryejnë detyrat e parapara me ligj dhe kushtetutë.

Anëtari Ilir Gashi deklaroi se në mbledhjen e mbyllur që është mbajtur të premten është konstatuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm të mbajë zgjedhjet.

Ndërsa, Arianit Elshani tha se përderisa ka deklarime publike nga institucionet e sigurisë se situate është e menahxueshme atëherë duhet të vijohet me planin oepracional për mbajtjen e zgjedhjeve dhe të vijohet me fazat që janë paraparë.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, deklaroi se ndryshe nga raportimet në media, zyrtarët komunalë të KKZ të katër komunave veriore kanë deklaruar se nuk i ikin përgjegjësisë në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *