Ky është personi që u gjet pa shenja jete në ballkonin e shtëpisë së tij në Istog, fqinji e gjeti të ulur në karrige

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 11:40 në fshatin Dobrushë të komunës së Istogut, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’.

Rreth orës 11:40 është njoftuar policia se është gjetur pa shenja jete në fshatin Dobrushë të Istogut. Ai është gjetur nga një fqinj i tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Rasti është hapur si ‘Hetim i vdekjes’”, tha Gashi për Sinjalin.

Ai po ashtu bëri të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi që u gjet i vdekur në ballkonin e shtëpisë së tij në rrugën ‘Alia Izetbegoviq’, është Samir Zejnulloviq.

Zejnulloviq u gjet i ulur në karrige nga fqinji i tij, i cili ka bërë thirrje për ndihmë te organet kompetente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *