Një shpërthim me mjete piroteknike ka ndodhur në afërsi të lagjes Tre Rrokaqiejt.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
“Shpërthim prioteknik. E zëshme, pa dëme. S’ka ndonjë rrezik”, është shprehur Hoti.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit kanë ndodhur edhe disa shpërthime me mjete piroteknike, shok-bomba, granata dore e ka pasur edhe gjuajtje me armë.