Tifozja joshëse, Ivana Knoll merr vëmendjen e fotografëve gjatë ndeshjes së Kroacisë me Brazilin

Një prej modeleve që ka marrë famë të madhe gjatë Kupës së Botës në Katar është tifozja kroate, Ivana Knoll.

Bukuroshja nga Kroacia ka treguar mbështetjen e saj për ekipin kombëtar në pothuajse secilën ndeshje që ata kanë zhvilluar në Kampinatin Botëror.

Më ndryshe nuk ka ndodhur as sot (e premte) kur Kroacia po zhvillon ndeshje çerekfinale kundër Brazilit.

Por, përkundër rëndësisë së madhe që ka kjo ndeshje, një pjesë e fotografëve nga media të ndryshe të botës fokusin e kishin pikërisht tek modelja Knoll.

Ishte 30-vjeçarja e cila fillimisht tregoi se edhe sonte (9 dhjetor) ndodhet në stadium e veshur me ngjyra kuq e bardhë dhe flamurin kroat të piktura në njërën anë të gjoksit.

Në një tjetër postim që ajo bëri në InstaStory shihen disa fotografi që kapnin pamjet e modeles që ndodhej në tribuna.

“Ju dua”, ka shkruar Knoll në mbishkrimin e postimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *