Veriu i Kosovës këtë javë nuk ishte i qetë. Zgjedhjet atje që priten të mbahen sollën edhe njëherë tensione. Kjo bëri që Qeveria e Kosovës ta mobilizoj Policinë e rendit dhe të dërgoj një numër të pjesëtareve atje, nga ku mbeti edhe një polic i plagosur, shkruan Periskopi.
Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati në një prononcim për Periskopin vlerësoi se siguria në pjesën veriore të Kosovës është e rrezikuar, duke kritikuar kështu edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për vendimin që ta dërgoj Policinë atje.
“Situata nuk është në rregull, siguria është rreziku në atë pjesë të Kosovës. Sigurisht që Lista Serbe nëpërmes asaj brigadës veriore siç e quajnë ata janë duke bërë presion në institucionet e sigurisë, në KQZ, për mos me leju me u mbajt zgjedhjet siç janë planifikuar. Unë mendoj që institucionet e sigurisë do të duhej të ishin shumë të kujdesshme në bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in që mos të rrezikohen jetët e njerëzve sepse ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, po shohim që u plagos një polic dhe unë vlerësoj që nuk është koha për zgjedhje, nuk janë kushtet për zgjedhje, edhe vetë ministri i Punëve të Brendshme do të duhej të ishte më i kujdesshëm në marrjen e këtyre vendimeve rreth Policisë. Do të duhej që mos të merr vendime pa u koordinuar me EULEX-in dhe KFOR-in në atë pjesë të Kosovës”, tha Kastrati për Periskopin.