‘Keni humbur pse po qesh?’, Xherdan Shaqiri lë pa fjalë gazetarin serb

Serbëve nuk u del inati me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, të cilën janë personazhet që kanë dhënë kontribut të rendësishëm në eliminimin e kombëtares së Serbisë nga Europiani në 2018 dhe nga Botërori në 2022.

Gazetarët serbë kanë gjetur momentin e vështirë pas humbjes së Zvicrës 6-1 me Portugalinë për t’u hakmarrë ndaj Shaqirit.

Gjatë një konference për shtyp pa ndeshjes, Shaqiri është pyetur nga një gazetar serb i “Telegraf” se përse i kishte provokuar tifozët serbë duke marrë përgjigjen epike: Miku im, unë ju kam bërë dy gola (duke rikujtuar edhe atë në Europian).

Xherdan Shaqiri: (Buzëqesh) Miku im, shënova, bëra punën time. Shënova dy gola! (Referuar golit që shënoi ndaj serbëve në 2018)

Gazetari : Puna jote nuk është të provokosh…  Xherdan Shaqiri: Kam shënuar dy gola, dy…

Gazetari : Keni humbur 6-1, pse po qeshni akoma?  Xhderdan Shaqiri: Çfarë duhet të bëj, qaj?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *