Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 15 vjet burgim S.O. për veprën penale “keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare”.
Gjykata Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se S.O. i është caktuar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
“Pala e dëmtuar është udhëzuar ne kontest juridiko civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.”, është bërë e ditur në komunikatë./KSP