Publikohet deklarimi i nënës së Marigona Osmanit: Në të pamën e vajzës, shoqet e saja më treguan për…

Nëna e Marigona Osmanit, 18 vjeçarës e cila u dërgua pa shenja jete në spitalin e Ferizajt pasiqë ishte vrarë në mënyrë mizore ka zbuluar detaje tjera tronditëse

Mes detajeve tronditëse dhe lotëve që nuk i pushonin, ajo atë kohë pati rrënyer edhe momentin e rëndë, kur e pa vajzën e saj për herë të parë pasi kishte ndrruar jetë.

Fytyrën e ka pasë krejt zi, asnjë dhëmbë nuk e ka pas”, pati deklaruar ajo .

E në aktakuzen e cila është publikuar sot, kanë dal detaje të reja mbi dëshminë e nënës së viktimës. Ajo është sprehur se ditën kur shoqet e viktimës kanë ardh për ngushëllime, i kanë treguar asaj për dhunën që ajo po e përjetonte.

“Marigona ka pasë ndryshime radikale kohën e fundit, këto ndryshime kanë mund të ndodhin vetëm nën ndikimin e Dardanit. Kam vërejtur shenja në fytyrë. E kam pyetur se çka ka por Marigona ka thënë se ka pasur probleme në shkollë me vajza”, thuhet në deklaratën e dëshmitares.

Dëshmi e siguruar nga Nacionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *