Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Sefedin Osmanin, vrasësin e Kujtim Veselit me 15 vjet burgim. Ai akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”.
Vendimi është marrë sot. Vrasësi i Kujtim Veselit, Sefedin Osmani do të qëndrojë për 15 vit prapa grilave. “I akuzuari S.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) viteve , për veprën penale Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare nga neni 235 paragrafi 4, nënparagrafi 4.2 dhe paragrafi 4.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Të akuzuarit S.O i caktohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi”.
Sipas gjykatës, pala e dëmtuar është udhëzuar ne kontest juridiko civil për realizimin e kërkesës pasurore
juridike. Ndërkohë, kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës,
përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ndërkohë, në tetor të 2020-ës, Gjykata Themelore në Prishtinë, e kishte shpallur fajtor Sefedin Osmanin me 25 vite heqje lirie, shkruan Insajderi.
Sefedin Osmani ishte dënuar për veprat penale Vrasje e rëndë dhe Dhunim, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 16.07.2019.
Kujtimi, që përkiste komunitetit ashkali, u gjetë i vdekur më 11 korrik, 2019, poshtë shkallëve të një objekti banimi në lagjen “Xhemajl Mustafa”, në Fushë Kosovë./ Insajderi.org