Një 60-vjeçar ka humbur jetën sonte në Prishtinë, pasi një veturë aksidentoi atë teksa ishte duke ngarë biçikletën.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 20:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se një automjet dhe një biçiklist janë përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit çiklisti, mashkull rreth 60 vjeç, ka humbur jetën”.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, deklaroi tutje Borovci.