Shteti serb ia ka dorëzuar familjes së Artan Zymberit raportin e obduksionit. Aty ceken arsyet e vdekjes së Artanit, sipas shtetit serb. “Helmim i gjakut si pasojë e ithatit në lukth”, kjo është arsyeja zyrtare që ceket në raportin e obduksionit, i ka treguar Insajderit një familjar i të ndjerit Artan Zymberi.
Familjarët e Artanit besojnë se kjo nuk është e vërtetë. Janë të bindur që shteti serb e vrau familjarin e tyre.
Për këtë arsye kanë kërkuar një obduksion të dytë për të zbuluar arsyet reale të vdekjës së familjarit.
“Obduksioni në Serbi ka konstatuar se i ishte helmuar gjaku për shkak te ithatit në lukth. Nuk i besojmë konstatimeve të tyne. Për këtë arsye obduksioni do të bëhet sërish. Do të bëhet në Norvegji”,
ka thënë për Insajderin një familjar i të ndjerit.
Si kishte përfunduar Zymberi në burgun e Serbisë?
Axha i të ndjerit, Nexhat Zymberi i tregoi Periskopit se e gjithë ngjarja kishte filluar, një vit më parë, kur Artan Zymberaj ishte arrestuar nga policia, për posedim të disa tabletave, hapave që sipas Zymberajt ato tableta kishin qenë të jashtëligjshme.
Zymberajt i ishte caktuar masa e burgimit për 3 vite, por që sipas tij, ai do të transferohej në Norvegji pas muajit dhjetor, shkruan Periskopi.
I ndjeri ishte në këtë burg tash e një vit, por që sipas Nexhatit, brenda këtij viti asnjëherë nuk kishin pasur kontakt me Artanin, e as nuk ishin takuar pasi që gjithmonë arsyetimi i burgut kur kanë kontaktuar familjarët për të pyetur për Artanin kanë qenë: “ja djali nuk po do me folë, ja nuk është aty, ja është në ushtrime.”
I gjithë dyshimi i tyre për vdekjen e Artanit është sepse ai kishte tatuazh, Adem Jasharin në gjoks, Skëndërbeun në tjetrën anë, shqiponjën, dhe ka pasur edhe emblemen e UÇK’së./Insajderi.org