Shpërthime të njëpasnjëshme janë dëgjuar në veri të Kosovës gjatë ditës së sotme, raporton Gazeta Sinjali.
Raportohet se një tjetër shpërthim i fuqishëm ka ndodhur para pak minutave në Mitrovicën e Veriut, por nuk dihet se çka ishte mjeti që shpërtheu.
Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit.
Këto shpërthime ndodhën pas vendosjes së zyrtarë e të KQZ-së në katër komunat në veri për zgjedhjet e 18 dhjetorit.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pasur shpërthime e shkrepje armësh, por nuk është raportuar për të lënduar. Janë demoluar orenditë e zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.