Berisha flet pas incidentit: Lirojeni mjeranin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me sulmin që iu bë nga një qytetar, teksa marshonte drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Në fjalën gjatë protestës, Berisha i bëri thirrje policisë që të lirohet personi që e sulmoi sepse porositësi i i vërtet i sulmit sipas tij është kryeministri, Edi Rama.

“Lirojeni mjeranin që më goditi”, tha Berisha, duke shtuar se ai është vetëm një person i paguar për të kryer incidentin.

“Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim, përfshi edhe atë që kishin planifikuar ditën e sotme. Mbi këtë bazë, në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë. Madje sot Edi Rama ka sot pushtet më shumë se sa kishte në vitin 1991 diktatori i fundit komunist.

Për treguesin e zbatimit të ligjit, Shqipëria renditet 54 vende nder Kosovën, por edhe katër vende poshtë republikës socialiste të Vietnamit komunist”, theksoi kryedemokrati.

Berisha u sulmua teksa po marshonte në krah të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe mbështetësve, në drejtim të Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Berisha u godit me grusht dhe u gjakos nga 31-vjeçari Gerti Shehu, i cili u neutralizua nga truprojat e Berishës, por ndërkohë u sulmua nga simpatizantë të PD-së.

Fillimisht atij është dhënë ndihmë në selinë blu dhe më pas është transportuar drejt spitalit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *