Ka mbërritur në Tiranë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
Ai është pritur me buzëqeshje nga kryeministri Rama.
“Ka një sër çështjesh të ndryshme. Janë disa reagime zyrtare për Kosovën, çështjen e dialogut, kjo ishte arsyeja kryesore, por pas konsultimeve brenda Serbisë vendosa të vij dhe do kemi sot një mundësi të themi çfarë mendojmë këtu. Mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut dhe për procesin e integrimit në BE”tha Vuçiç
“A keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste nga unë. Jam vetëm realist, jam këtu të mësoj shumë nga këto njerëz dhe në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë. Dhe të them lajme të mira për Serbinë. Është e rëndësishme të marrim mbështetje nga BE për Serbinë. Këto janë sinjale të mira. Të tjera nga to që do dëgjojmë është strategjia e BE për të ardhmen është rëndësi e madhe. BE ka kërkuar harmonizim të plotë kundër Rusisë. Por ne jemi të pavarur ne i njohim detyrimet tona me vendimet e BE, po prekemi një situatë ndryshe për territorin e Serbisë që është shkelur në 1999 dhe në 2008. Serbia është shumë pranë Rusisë, është një vend i pavarur. Nëse na kritikojnë se jemi për Serbinë. Keni dëgjuar dhe shkruar se gjatë 9-10 muajve se Serbia po ndjek udhëzimet e Rusisë, për të sulmuar të tjerët në Ballkan për mungesë stabiliteti, por ne e kemi përgënjeshtruar me vepra. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze dhe lajmesh të rrem por Serbia është vend i pavarur dhe do mbetet kështu.
Pavarësisht dilemës së tij për të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Vuçiç konfirmoi përfundimisht dje pjesëmarrjen e tij në samit. Ai tha dje se nuk kishte si të mungonte nga një samit i tillë, i cili është i rëndësishëm edhe për qytetarët serbë.
Në Tiranë sot, (06.12) zhvillon punimet samiti BE-Ballkan Perëndimor,(BP) i pari që zhvillohet në një vend jo anëtar të BE dhe në rajonin e Ballkanit.
Burime zyrtare nga Këshilli Europian (KE) bëjnë me dije që ky samit është “pjesë e zbatimit të axhendës strategjike 2019-2024 të këtij Këshilli”. “Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë e madhe të partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor (BP), këtij rajoni me një perspektivë të qartë europiane”, thekson zyra e shtypit e KE.