Labiot Tahiri: Protestë për mosliberalizim të vizave, ose Shqipëria t’i pajisë kosovarët me pasaporta!

Këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri ka reaguar rreth çështjes së mosliberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.

Ai bëri thirrje që të protestohet, shkruan gazeta Neutral.

“Ngrituni në këmbë e protestoni se janë tu’j bë hajgare me juve o popull, ose kërkoni Shqipërisë NANË që me ju dhuru pasaportat e Shqipërisë, se Serbët i kanë të Serbisë. Aty në kuvend i kanë nga dy pasaporta e ju nuk keni kajher as para për viza e sigurime.!

Ngituni e qojeni zërin se partia ju duhet në fushatë ama nuk bën me ndejtë këmbë mbi këmbë mos po na vjen ndonjë dhuratë prej qiellit.

A e keni pa çka banën për “Suny Hilli”-n a krejt me marr poenë në fushatë. A e keni pa për disa parada e për disa protestave që janë interes i X partisë i thërrasin militanët në protesta, a kur behet fjale për Kosovën kush nuk ngritet në këmbë..! Mjerim mjerim”, ka shkruar Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *