Lajçak bëhet gati për vizitë në Prishtinë e Beograd

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të takohet nesër në Beograd me përfaqësuesin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Kështu raportohet se ka njoftuar zyra e Vuçiçit sot.

Lajçak ka paralajmëruar në një intervistë se javën e ardhshme do ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kjo vizitë bëhet për t’u siguruar ai se të dyja palët ta respektojnë marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel për çështjen e targave të automjeteve, raporton agjencia serbe e lajmeve, Fonet.

Gjatë këtyre takimeve, sipas Lajçakut, do të diskutohen hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve në përputhje me planin franko-gjerman.

Zyra e Kryeministrit Kurti nuk ka lajmëruar ende për këtë vizitë./express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *