Sistemi iOS 16.2 i Apple vjen me disa veçori të reja

Beta e tretë aktuale e iOS 16.2 më në fund jep mundësinë e një ekrani tërësisht të zi me veçorinë gjithmonë ndezur.

iPhone 14 Pro dhe 14 Pro Max sjellin me vete disa veçori “ekskluzive” të softuerit si Dynamic Island dhe ekranin e shumëpritur gjithmonë ndezur. Shtesa e fundit, pa dyshim, nuk është asgjë e re, por kjo nuk e pengoi Apple të injektonte një prekje të veçantë dizajni në të gjithë kwtw dhe ta bënte funksionin e vjetër të vetin.

Ekrani gjithmonë (Always-on) i ndezur i iPhone 14 Pro tregon kohën dhe datën në një version të zbehtë të imazhit të sfondit. Disa që u mësuan me një veçori të ngjashme në Android shpesh ngatërroheshin duke menduar se telefoni inteligjent ishte i ndezur. Sido që të jetë, pikërisht këta përdorues arritën ta nxisin Apple të prezantojë një zgjidhje që fikë ekranin në një mënyrë të ngjashme si Android – një ekran i zi dhe disa miniaplikacione.

Nëse dëshironi ta provoni opsionin e ri, gjithçka që duhet të bëni është të shkoni te cilësimet dhe të shtypni ‘Display and Brightness’ dhe të zgjidhni Always On Display. Aty do t’i shihni opsionet për të shfaqur një imazh të sfondit ose një kujtesë. Duke fikur shfaqjen e imazhit të sfondit, domethënë Show Wallpaper, do të merrni një ekran të zi me disa miniaplikacione.

Kur u testua iPhone 14 Pro Max, ekrani gjithmonë i ndezur nuk e zbrazte baterinë, por disa përdorues pretendojnë se funksioni i ri i Apple u shkakton dhimbje koke dhe e zbraz telefonin inteligjent. Kjo veçori mund të jetë shumë e dobishme për ata njerëz.

iOS 16.2 është aktualisht në testim beta dhe versioni përfundimtar do të bëhet i disponueshëm në dhjetor, sipas Mark Gurman të Blommberg./tportal.hr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *