Kujdestari i Erion Kajtazit përlot me fjalët: Po prisja lajme për fitore në sport, ti u shndërrove në engjëll

Erion Kajtazi i cili ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës U17 dhe lojtar i Trepça ’89, ka ndërruar jetë sot në fushën e lojës si pasojë e një ataku kardiak, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me vdekjen e parakohshme të Kajtazit ka reaguar edhe kujdestari i klasës Nexhmedin Abazi, profesor në gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë.

Abazi shprehet se ishte i sigurt se rruga e Kajtazit si futbollist profesionit do të përmbyllej me suksese të mëdha.

Ai theksoi se do ta ketë të vështirë që tani si mësimdhënës të futet në klasë dhe të mos ballafaqohet me buzëqeshjen e nxënësit të tij, Erion Kajtazi.

Postimi i plotë:

Erion, sot, kur po prisja lajme për fitoren në sport, ti u shndrrove në engjëll, ike pa më thënë edhe njëherë fjalët mua si kujdestar klase, fjalët qe e kishe zakon sa herë që takoheshim në klasë e në koridor. Ishe nxënës, djalë i ri, por shumë shpejt u bëmë shokë. Erion, më tradhtove mua si kujdestarin tënd, shokët, shoqet, na ike herët, shumë shpejt. Mbetën në gjysmë planet që po i thurje për rrugën e dijes. Isha i sigurt që në fund të kësaj rruge po të prisnin sukseset, djalosh pse u ndale në gjysmë të rrugës, apo Parajsa tu duk më e mirë. Kisha degjuar thënien: “Engjujt nuk jetojnë në tokë!”, por kurrë nuk do ta besoja se t’i kaq herët do të shndrroheshe në njërin prej tyre.

Oh sa e vështirë, unë mësimdhënësi yt të të them lamtumirë, të hyj në klasë e mos të ndeshem me buzëqeshjen tënde Erion.

Prehu në paqe, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *