Varroset 6-vjeçarja kosovare që vdiq tragjikisht në Gjermani

6-vjeçares me prejardhje nga Kosova, Sihana Gashi, sot i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat në Sarnen të Zvicrës.

Ajo humbi jetën si pasojë e një aksidenti në rrethinën e Konstancës, në Gjermani, raporton Indeksonline.

Në aksident kanë pësuar lëndime të rënda edhe prindërit e vajzës, babai 41-vjeçar dhe nëna 37-vjeçare, por që ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Siç raporton BILD, aksidenti ndodhi të dielën rreth orës 15:50, ku dy makina u përplasën.

Një veturë hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas me makinën ku ndodhej 6-vjeçarja./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *