​Largohet trupi i pajetë i gruas shtatzënë që u vra

Është larguar trupi i pajetë i viktimës femër, 35-vjeçare, nga oborri i QKUK-së në Prishtinë.

Sipas rrjetit të grave, ajo ishte në proces të divorcit me bashkëshortin e saj, i cili dyshohet se ia ka marrë jetën asaj me armë zjarri.

Viktima po ashtu është pranuar në fundjavë në gjinekologji dhe ishte në pritje të lindjes.

Para se të ndodhë akti makabër, sipas dëshmitarëve ka pasur fjalosje verbale mes ish-çiftit.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35-vjeç.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *