Besnik Bislimi, ka deklaruar se sot është hedhur një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për qytetarët Kosovës.
Ai e ka mirëpritur dakordimin mes ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për ta kaluar procesin drejt fazave të radhës, deri në vendimin final.
“Ka qenë një proces i gjatë i takimeve konsultative me vendet skeptike, ku kemi marrë burimin e problemit. E kemi trajtuar atë dhe theksuar se vendi ynë gjatë vitit të fundit ka shënuar progres madhor në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, forcimin e kontrolleve kufitare dhe menaxhimin e migrimit.”, është shprehur ai.