Rita Ora dhe Dua Lipa “përplasen” për numrin e pjesëmarrësve në koncerte

Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa, shumë shpesh kanë promovuar Kosovën e Shqipërinë në botë.

Të dyja kanë mbajtur koncerte në Kosovë e Shqipëri, mirëpo asnjëherë bashkë.

Së fundmi, ishte Dua Lipa e cila përformojë në Tiranë më 28 nëntor, koncert ky që mblodhi rreth 200 mijë pjesëmarrës.

Ky koncert u vlerësua si koncerti më i madh në botë nga një solo artiste, duke thyer rekordin e vendosur në vitin 1988 nga Tina Turner.

Mirëpo pas kësaj, nuk mungoj edhe një “përgjigje”, nga Rita Ora.

Ajo ripostoj një foto nga koncerti i saj në Kosovë në 10-vjetorin e Pavarësisë.

Sipas shifrave të faqes që ka postuar ajo, në koncertin e Ritës ishin mbi 300 mijë persona, ndërsa në koncertin e sivjetmë që ajo mbajti në Tiranë në shtator ishin 250 mijë.

Ky postim i Ritës, u pa nga ndjekësit si një thumb i hapur ndaj Dua Lipës, për t’i treguar se koncerti i saj ka pasur një numër më të madh njerëzish dhe se Dua nuk ka thyer asnjë rekord.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *