Këngëtarja shqiptare Enisa ishte e ftuara në “Zemër Luana”, emisionin e fundit.
Këngëtarja dhuroi shumë emocione në skenën e “Zemër Luana” dhe çfarë nuk tha për artistët shqiptarë teksa u vendos përballë lojës “Gol, gol bëhet autogol”.
Në këtë sfidë kishte foto të personazheve të ndryshëm shqiptarë, për të cilët duhet të kthente përgjigje ndaj pyetjeve të ndryshme e pikante.
Një nga pyetjet që Enisës iu bë në këtë lojë ishte se cili nga artistët në porta ishte më i nënvlerësuari dhe emri që ajo zgjodhi ishte ai i Yll Limanit.
Enisa tha që muzika që Ylli bën është shumë e mirë prandaj dhe duhet të vlerësohet më shumë.
Ndërsa pyetjes për mashkullin e saj ideal, midis emrave të njohur të këngëtarëve shqiptarë si Noizy, Capital T e Ylli Limani, ajo zgjodhi këtë të fundit si mashkulli i cili i afrohet më shumë mashkullit të saj ideal.