Zyrtari e pranon: 500 punëtorë janë vrarë gjatë punimeve në stadiumet për Botërorin në Katar

Një zyrtar i lartë në Katar ka pohuar se rreth 500 punëtorë janë vrarë në kantieret e stadiumeve të Kupës së Botërorit në Katar.

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Suprem të Kupës së Botërorit, Hassan al-Thawadi, dha deklaratën e fortë gjatë një interviste televizive.

Sakaq ai tha se numri i saktë i viktimave mbetet për tu shqyrtuar.

Përllogaritja është rreth 400. Midis 400 dhe 500 . Nuk e kam numrin e saktë, kjo është diçka që mbetet në diskutim”, tha Thawadi në emisionin e Piers Morgan, sipas Guardian.

Në vitin 2021 The Guardian publikoi një studim, sipas të cilit mbi 6500 punëtorë emigrantë nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Sri Lanka u vranë gjatë ndërtimit të stadiumeve në Katar.

/Abcnews.al/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *