Problemet martesore të djalit e shtyjnë gruan në Fushë Kosovë të tentojë vetëvrasjen

Depresioni shpeshherë është cilësuar si një faktor serioz që mund të drejtojë njeriun drejt vetëvrasjes. Ndjenjat e dëshpërimit, zemërimit, e depresionit jo rrallëherë i kanë shtyrë të rinjtë të tentojnë të kryejnë këtë akt, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në rrugën “Konstandin Kristoforidhu” në Fushë Kosovë, ku një grua ka konsumuar sasi të tepruar të medikamenteve dhe për pasojë iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur se gruaja është pranuar në këtë qendër në gjendje jo fort të mirë, pasi ka qenë në gjendje të rëndë për shkak të probleme që i ka pasur i biri i saj me martesën e tij.

Posa Policia është njoftuar për rastin, një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka marrë një deklaratë nga ai, me ç’rast ka njoftuar se gruaja e tij ka qenë në gjendje të rënduar emocionale, si pasojë e depresionit.

Me t’u mbledhur informacionet e para, për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Kujtojmë se rastet e tilla janë shpeshtuar shumë dhe kjo po cilësohet si një dukuri mjaft shqetësuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *