Të gjithë anëtarët e bordit të Juventusit, përfshirë presidentin Andrea Agnelli, kanë dhënë dorëheqjen përpara një asambleje të jashtëzakonshme raporton Romeo Agresti.
Bianconerët regjistruan një humbje rekorde prej 254.3 milionë eurosh për periudhën 2021/2022 dhe mbledhja e aksionarëve të tyre që duhej të mbahej më 23 nëntor u shty për datën 27 dhjetor javën e kaluar.
Romeo Agresti i Goal.com dha lajmin se të gjithë anëtarët e bordit të klubit, përfshirë presidentin Agnelli, kanë dhënë dorëheqjen përpara një takimi të jashtëzakonshëm.
Tashmë lajmi është konfirmuar edhe nga Sky Sport Italia dhe Rai. Juventusi nuk e ka konfirmuar drejtpërdrejt lajmin. Megjithatë, ata konfirmuan se mbledhja e aksionarëve të tyre ishte shtyrë.