Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë krerët e shtetit në Shqipëri e Kosovë u mblodhën për të kremtuar në Vlorë.
Presidentët Bajram Begaj e Vjosa Osmani, kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti dhe kryetarët e Kuvendit Lindita Nikolla e Glauk Konjufca ndoqën ceremoninë hapëse për të vijuar më pas me fjalët përshëndetëse.
Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912 u formuan edhe organet shtetërore, u ngritën forcat e armatosura dhe ato të rendit dhe nisi puna për konsolidimin e arsimit, shëndetësisë, administratës, etj.
Qeveria e Vlorës vuri gurët e parë për krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane. Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare dhe u vendos hapja e shkollave shqipe prej vjeshtës 1914.
Akti më i rëndësishëm juridik që nxori qeveria e përkohshme e Vlorës ishte “Kanuni i përkohshëm i administratës civile të Shqipërisë”, që u botua në nëntor 1913.
Ismail Qemali u dëshmua si njeriu qe vuri themelet e shtetit mbi vlera perëndimore.