Vjosa Osmani, mëngjesin e sotëm ka bërë homazhe tek Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e ditëlindjes së komandatit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Ajo ka thënë se Adem Jashari hyri një herë në histori për të mbetur aty përgjithmonë, e për tu kujtuar më 28 nëntor, ku në një ditë shënojmë tri data historike.
‘’ Ai hyri një herë në histori për të mbetur përherë dhe për t’u kujtuar veçanërisht më 28 nëntor, krahas Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Një ditë dhe tri data historike.
Adem Jashari është hero i dinjitetit tone’’, ka shkruar Osmani në Facebook.
Postimi i plotë:
I vendosur, guximtar e luftarak. Ky është komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Në shënimin e ditës së lindjes, u përulëm para varrit të tij dhe familjarëve, të cilët u bën fli për lirinë tonë.
Ai hyri një herë në histori për të mbetur përherë dhe për t’u kujtuar veçanërisht më 28 nëntor, krahas Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Një ditë dhe tri data historike.
Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë!
Ai është i gjallë!