Osmani: Me NATO-n koordinohemi për të gjithë territorin

Presidentja, Vjosa Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës janë në koordinim me NATO-n për gjithë territori në Kosovës dhe se nuk diskutohet pjesë specifike siç është veriu i vendit. Ajo ka thënë se Kosova është e pandashme dhe sipas saj, koordinimi me aleancën më të madhe ushtarake duhet të shihet si diçka pozitive.

Në shënimin e Ditës së Forcës në “Kazermën Adem Jashari”, ajo ka thënë para gazetarëve se Kosova e ka vendin në NATO dhe se janë në bisedime me katër shtete anëtare që nuk e njohin Kosovën në mënyrë që të njëjtat të mos e pengojën Kosovën drejt anëtarësimit në Partneritetin për Paqe, që është parakusht për hyrje në NATO.

“Koordinimi ynë më NATO-n është i domosdoshëm për tërë territorin e Kosovës, dhe jo vetëm për territore të caktuara, pra për çdo cep të territorit të vendit tonë e bëjmë këtë koordinim. Mos harroni po ashtu që Forca e Sigurisë është forcë e cila është ngritur, është trajnuar dhe është ndërtuar duke u bazuar në standarde të NATO-s dhe natyrisht që vendin e ka pikërisht në këtë organizatë, por kjo tani nuk varet nga Sekretari i Përgjithësim ose komandanti i KFOR-it por varet nga përkrahja e shteteve anëtare veç e veç. Janë katër shtete anëtarë të NATO-s të cilat akoma nuk e kanë njohur Kosovën, me to jemi duke biseduar një formulë të caktuar të cilën ato do ta mund ta pranoni e cila është përdorur edhe në raste të mëhershme por që nuk do ta bllokonte Kosovën në Partneritetin për Paqe si hap i parë pastaj drejt anëtarësimit në NATO”, ka thënë Osmani.

Këto deklarata, komandantja supreme i ka bërë kur është pyetur për dokumentin i cili thotë se FSK nuk mund të operojë në veri pa koordinim me KFOR-in.

“Dokumentet të cilat kanë të bëjnë me pjesë të caktuara të territorit kanë fuqi atëherë kur ratifikohen në Kuvend, pra ne nuk kemi çka flasim për shfuqizime, dakordimi që ne si institucione aktuale e kemi me NATO-n është që koordinimi ynë me NATO-n është për gjithë territorin e Kosovës dhe ne nuk diskutojmë për zgjidhje specifike, për pjesë specifike, vetëm për tërë territorin të pandashëm dhe të pacenueshëm dhe atë koordinim e bëjmë si për Istog, si për Prizren, si për Gjilan si për Mitrovicë si për çdo pjesë të Republikës së Kosovës sepse ne e vlerësojmë roli ne NATO-s. NATO ka një rol të jashtëzakonshëm historik edhe në vitin 1999 por edhe në arritjen ku jemi sot, edhe në përgatitjen e shumta në raport me FSK0në kështu që nuk duhet ta shohim si diçka negative koordinimin me NATO-n, por vetëm pozitive sepse koordinimi ynë me partneret vetëm gjëra pozitive i ka sjell vendit tonë”, ka thënë presidentja Osmani.

Në Ditën e Forcës, Osmani ka thënë se ushtria e Kosovës e ka vendin në NATO, duke theksuar se pjesëtarët e FKS-së tashmë po kontribuojnë në misione jashtë vendit krah me ushtrinë amerikane e së shpejti me atë britaneze.

Osmani vizitoi nga afër automjetet e armët e ushtrisë, e shoqëruar nga komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

“Dua të ju uroj të gjithë ushtarëve, gjithë qytetarëve të Kosovës ditën e Forcës së i Sigurisë së Kosovës dhe festat e nëntorit. Faleminderit juve dhe gjithë qytetarëve që ishin sot për vizitë në repartet ushtarake”, tha komandant Jashari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *