E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në Bjeshkën e Junikut

Sot u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në familje në Junik, ku në një stan të bjeshkës, ka humbur jetën një fëmijë. Ky rast ka tronditur familjen Ramqaj, kur morën vesh se Diloni humbi jetën tragjikisht te Gropa e Erenikut.

Të afërm me familjen e viktimës kanë bërë të ditur për Sinjalin se ai bashkë me disa persona të tjerë po punonin në atë zonë, kur papritmas ai dyshohet se pati kontakt me rrymën, pasi e kishte ndezur gjeneratorin për shkak të mungesës së energjisë.

Për vdekjen e 16-vjeçarit kanë njoftuar edhe miq e familjarë, të cilët kanë bërë të ditur se sot i jepet lamtumira e fundit, në varrezat në Studenicë. 

Vdekjen e 16-vjeçarit e ka konfirmuar mjeku në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet policore kanë bërë ekzaminimet e nevojshme, në mënyrë që të zbardhen rrethanat e ngjarjes. Për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *