Arrestohet Iljasa Fazliu, logopedi që abuzoi me 5 vjeçaren me autizëm në Gjilan

Arrestimi i tij erdhi pasi i njëjti fillimisht u sulmua nga prindi i një fëmije, i cili e akuzoi për keqtrajtim të vajzës së tij me autizëm. Sulmi ndaj tij u bë sebep që Policia ta arrestojë të njëjtin dhe pas shoqërimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ai do të hetohet për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor“.

Sinajli mëson se mjeku Ilijas Fazliu është defektolog i logopedisë në klinikën e tij private “Defektologjiko-logopedike AAR LOGO PLUS“, e cila gjendet në dy qytete të Kosovës, në Prishtinë dhe në Gjilan.

Po ashtu Fazliu në shtator të këtij viti ishte emëruar edhe ushtrues i detyrës së shefit të shërbimit të Logopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *