Në dy ditët e ardhshme do jenë temperaturat e larta në Kosovë.
Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka parashikuar se temperaturat më të ulëta do të jenë nga 14 deri 17 gradë, kurse më të lartat pritet të shkojnë nga 29 deri 34 gradë Celsius, shkruan Neutral.al.
Tutje, IHK këshillon që sa më shmë t’i shmangni temperaturat e larta, sidomos personat me problem shëndetësore.
“Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV”.Këshillohet të ju shmangemi kontaktit direkt të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike, sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike (hipertension, ostmatikët, diabetikët ) dhe te të moshuarit”, thotë IHK./Neutral.al/